Flash News

E-TJERA

Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës

Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, E. Sh., 35 vjeç.

"Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP", njofton policia. 

Organizatoret u premtonin qytetarëve fitime të shpejta dhe të sigurta përmes investimeve. Duke iu referuar pragut minimal prej 1000 dollarësh për investim në platformën “XUEX, vlera e parave që iu është marrë qytetarëve përllogaritet të jetë shumë e lartë. Ka qytetarë që kanë hedhur deri në 20 mijë USD. Për momentin, platforma është e bllokuar dhe paratë konsiderohen të humbura.

Të fundit