Flash News

E-TJERA

Flamujt në gjysmështizë, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nder të Dhimitër Anagnostit

Flamujt në gjysmështizë, qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie

Qeveria ka shpallur 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nder të regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave.

Sot, flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë në nder të figurave më të rëndësishme që la gjurmë në kinematografinë shqiptare.

“SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.

2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e miratuar.

Të fundit