Flash News

E-TJERA

Foto/ Viktima e dytë e atentatit në Shkodër, truproja e anëtarit të Bajrave

Foto/ Viktima e dytë e atentatit në Shkodër, truproja e

Ky është Liridon Kraja, viktima e dytë e atentatit që ndodhi mëngjesin e së hënës në Shkodër, në një lokal pranë bashkisë.

Foto/ Viktima e dytë e atentatit në Shkodër, truproja e
Në foto: Liridon Kraja, shoqëruesi i Erogen Vaso allias Brajoviç

Kraja ishte truprojë e anëtarit të Bajrave, Erogen Vaso allias Bajroviç, i cili dyshohet të jetë shënjestër e atentatit. Ai ishte në një tavolinë me Vason dhe viktimën tjetër, Armand Pali.

E plagosur mbeti edhe një vajzë, kameriere në lokalin ku po pinte kafe shënjestra me viktimat.

Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Rakip Gila, i cili në momentin e krimit ëshët futur në lokal me një skafander në kokë.

Pasi ka qëlluar me breshëri arme, ai është larguar me një mjet tip BMW. Në arrati e sipër, Gila është aksidentuar, ka brektisuar mjetin dhe u kap në lumin Kir në tentativë për të ikur në këmbë.

Të fundit