Flash News

E-TJERA

Gazetari amerikan: Rama është i vetëdijshëm se mund të hetohet për shkak të McGonigal

Gazetari amerikan: Rama është i vetëdijshëm se mund të

Gazetari amerikan, Matt Palumbo ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se mund të hetohet, prandaj ka ndryshuar sjelljen ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.

“Sikundër e thashë, duhet të ketë diçka në të cilën të ketë interes Donald Trump. Dhe them se Charles McGonigal do ishte një nga arsyet që do e nxiste. Mendoj se Edi Rama është i vetëdijshëm se ekziston mundësia që mund të hetohet sepse ai ka ndryshuar tërësisht sjelljen politike ndaj Donald Trump.

Mendoj se Edi Rama e di se për shkak të Charles McGonigal, Amerika mund të ketë shumë interes në politikën shqiptare. Dhe në qoftë se Edi Rama është aq i korruptuar sa ç’themi, që është në fakt, do të gjendeshin shumë prova. Dhe Rama po përpiqet të gjejë një rrugëdalje për vete.

Donald Trump kërkon hakmarrjen dhe çdokush që ka dashur të sulmojë administratën e tij apo të ngrejë padi kundër tij, tani po përballet me hetimin,” tha Palumbo në Syri tv.

I pyetur nëse do të ketë ndikim investimi i dhëndrit të Trump, Jared Kushner në Sazan, tek politikat e SHBA, Palumbo tha: “Jared Kushner ka pasur një rol të madh në administratën e parë të Trump. Mbështetësit e Trump nuk e kanë pëlqyer fare dhe për këtë arsye ai është përjashtuar nga administrata e dytë e Trump.

Unë nuk mendoj se interesi i Trump do ketë ndonjë ndikim, sepse mbështetësit te Trump nuk e kanë qejf dhe do e shihnin negativisht nëse ai do ndërhynte në ndonjë vend”.

Të fundit