Flash News

E-TJERA

GJKKO konfirmon masën e sigurisë, Gjana dorëhiqet si prefekt

GJKKO konfirmon masën e sigurisë, Gjana dorëhiqet si prefekt

GJKKO konfirmoi ditën e sotme masën e sigurisë 'pezullim detyre' për Prefektin Granit Gjana.

Ai është në hetim për abuzim me tenderat gjatë kohës kur ishte  zv.kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte detyrën e kryetarit pas shkarkimit të Safet Gjicit.

“U dorëhoqa si Prefekt për t'u përballur me drejtësinë si qytetar” tha Gjana pas seancës

Sipas hetimeve të SPAK, Gjana gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryetar i bashkisë së Kukësit, ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tenderë për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë lekë.

Shkeljet sipas prokurorisë së posaçme janë bërë në vitin 2023 gjatë kohës që Granit Gjana si zëvendës kryetar, ka qenë titullar i Autoritetit Kontraktor i bashkisë së Kukësit për këto tenderë.

Të fundit