Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Goditi me skaf 7-vjeçaren në Himarë/ Zbardhet dosja e Prokurorisë së Vlorës për Arjan Tasen

Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Vlorës për ish-shefin e Komisariatit të Himarës Arjan Tase i cili godit për vdekje me skaf 7-vjeçaren në plazhin e Potamit.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e plotë të Tases i cili është akuzuar për shpërdorim detyre, pasi lejoi kultivimin e lëndëve narkotike. Prokurori Maksim Sota që ka pasur në dorë dosjen e ka dërguar për gjykim.
Çështja është pushuar pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” në kuadër të operacionit “Shpirti”.
“Arjan TASE, banues në Lagjen Selitë Tiranë, mbajtës i numrit personal të identifikimit I41210020P, punonjës i policisë shtetit, ish Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, hetuar me masë sigurimi personal me karakter ndalues Pezullim të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe atë me karakter shtrëngues Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, parashikuar nga Nenet 242 dhe 234 të Kodit të Proçedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 299 datë 13.12.2020 të Gjyqtarit të Hetimeve Paraprake, ndryshuar/hequr masat e sigurimit me vendimin nr. 60-2021-10 datë 06.01.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
Më konkretisht rezulton e provuar se;
Personi nën hetim Arjan Tase, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë për periudhën kohore kur janë zhvilluar ngjarjet, me mosveprim të kundraligjshëm nuk ka ushtruar detyrën e tij funksionale për kontrollin e territorit dhe kontrollin e punonjësve të policisë në varësi të tij, duke lejuar në mënyrë indirekte personat nën hetim në ushtrimin në masë të gjerë të aktivitetit të paligjshëm të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa në Njësinë Administrative Horë Vranisht; Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve;
Arjan TASE, për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal;
DOSJA:
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 956/2020, në ngarkim të të pandehurve nga ana e prokurorisë është vendosur akuza përkatëse, sipas vendimit të prokurorit njoftuar të pandehurve nga policia gjyqësore;
Rrethanat e faktit penal në mënyrë të përmbledhur janë si më poshtë;
Në datën 29.06.2020, mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë të organizuar, në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë, konkretisht në fshatrat Kuç dhe Kallarat, është rregjistruar kryesisht Proçedimi Penal nr. 956/2020, për veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, si dhe Shpërdorim të detyrës, vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/3, 283/2 dhe 248 Kodit Penal;
Në vijim të hetimeve të këtij procedimi penal, si dhe bazuar në faktet e konstatuara në dinamikë dhe provat e administruara, me urdhër të prokurorit është zgjeruar hetimi edhe për veprat penale të parashikuara nga Nenet 278, 280, 300 dhe 302 të Kodit Penal;
Po kështu, rezulton se në datën 04.12.2020, bazuar në relacionet e policisë gjyqësore lidhur me provat e administruara, si dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të konstatimit të kultivimit të bimëve narkotike në më shumë se një rast në fshatrat Kuç, Tërbaç, Kallarat dhe Bolenë është vendosur bashkimi me këtë proçedim penal edhe i proçedimeve penale nr. 957/2020 dhe 1318/2020;
Bashkimi i këtyre proçedimeve penale në një të vetëm është vendosur bazuar në dispozitën nr. 79 të Kodit të Procedurës Penale, pasi ka rezultuar se më shumë se një prej personave të dyshuar dhe i rregjistruar si person nën hetim në rregjistrimin e procedimeve penale të prokurorisë, ka rezultuar i përfshirë me veprim apo mosveprim të kundraligjshëm në hetimet e të tre proçedimeve penale;
Proçedimi penal nr. 957/2020 është rregjistruar në datën 29.06.2020, lidhur me ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në mënyrë të organizuar, në territorin e Njësisë Administrative Horë Vranisht Vlorë, konkretisht në fshatin Tërbaç, për veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim, Prodhim dhe shitje të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, si dhe Shpërdorim të detyrës, vepra këto të parashikuara nga Nenet 284/3, 283/2 dhe 248 të Kodit Penal;
Episodi nr. 1 është i lidhur me ngjarjen e datës 02.10.2020, konstatim i kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur LUMI ÇEPRAK, ndodhur në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, Bashkia Himarë; Për këtë ngjarje, ëhstë rregjistruar proçedimi penal 1330/2020, i bashkuar me vendimin e prokurorit datë 13.11.2020 me procedimin nr. 956/2020;
Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë gjyqësore pas kryerjes veprimeve të para hetimore, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve Ergys FEJZAJ dhe Idajet GUHAÇAJ, si dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 47,6 kg Cannabis Sattiva në gjendje të thatë, si dhe 3817 bimë të kultivuara në 6 parcela toke të hapura rishtazi, me lartësi 30 – 220 cm, të ngjashme nga karakteristikat me bimën narkotike Cannabis Sattiva”, thuhet në dosje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38


