Flash News

E-TJERA

Greqia, masa të reja anti-Covid për të gjithë udhëtarët nga Kakavija: Kush i rezulton pozitiv testit të shpejt, kthehet pas

Greqia, masa të reja anti-Covid për të gjithë
Foto Ilustruese

Qeveria greke ashpërsuar masat në pikën kufitare të Kakavijës. Duke filluar nga dita e nesërme, 7 dhjetor 2020, të gjithë personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpejta nuk do t’u lejohet hyrja në territorin helen.

Sipas qeverisë greke, masa të tilla janë marrë për mbrojtjen e shëndetit publik.

“Në intervale të rregullta qeveria merr vendime disa prej të cilave janë të vështira për t’u zbatuar dhe krijojnë probleme serioze në udhëtime”, raportojnë mediat greke.

Po ashtu, mësohet se do të ketë dhe masa administrative nëse personat e prekur me Covid-19 tentojnë të hynë ilegalisht në territorin grek.

Deri sot personat që rezultonin pozitiv në kontrollet e palës greke në Kakavijë detyroheshin të karantinoheshin për 14 ditë. Ndërkaq, nga nesër përveç rezultateve negative të tamponit, të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë, do të duhet të kryejnë testin e shpejtë.

Të fundit