Flash News

E-TJERA

Inceneratorët, SPAK reagon pas takimit Tabaku-Kraja: Jemi të vendosur që të hetojmë çdo fakt dhe indicje

Inceneratorët, SPAK reagon pas takimit Tabaku-Kraja: Jemi të vendosur

SPAK ka reaguar pas takimit që zhvilloi mëngjesin e sotëm drejtuesi Arben Kraja me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun. SPAK thekson se takimi u zhvillua me kërkesë të Tabakut, sikurse konfirmoi dhe vetë deputetja.

Gjithashtu thotë se Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe indicje që lidhet me hetimin për çështjen e inceneratoreve.

SPAK i drejtohet edhe opinionit publik, duke i thënë se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore. Tabaku u shpreh në përfundim të takimit se do t’i vendosë në dispozicion SPAK-ut çdo provë të nevojshme.

Takimi nuk u prit mirë nga socialistët në Komisionin Hetimor, të cilat njoftuan se do të depozitojnë padi ndaj Tabakut me arsyetimin se nuk u mandatua nga komisioni. Në mbledhjen e sotme nuk munguan as debatet.

Njoftimi i SPAK-ut:

Sot me datë 21 Shkurt 2022 Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku.

Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicje që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicje apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet.

 

Të fundit