Flash News

E-TJERA

“Kapet me tufa me 50-she”, bllokohet makina në Maqellarë, dyshohet se shpërndante para në këmbim të votës

“Kapet me tufa me 50-she”, bllokohet makina në Maqellarë,

Përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me dhjetëra banorë të zonës kanë bllokuar një makinë në Maqellarë të Dibrës, pas dyshimeve se po shpërndante para në këmbim të votës.

Rasti u denoncua nga kandidati i PD, Luan Haka, pasi sipas tij në makinë ishin dy të rinj që po blinin vota në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes i pranishëm ka qenë edhe drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ndërsa policia dhe banorët kanë rrethuar mjetin tip “Volksvagen” deri në mbërritjen e ekspertëve.

Me urdhër të Prokurorisë, makina është hapur dhe brenda është gjetur një shumë parash, të gjitha 50-she, por nuk dihet ende sa janë.

Vijojnë hetimet për të mësuar se kush ishte brenda makinës dhe nga ku janë marrë paratë.  

Të fundit