Flash News

E-TJERA

Kërcënoi një qytetar me pretendimin se po shpërndate ushqime për vota, nis hetimi ndaj ish-kreut të Policisë Bashkiake

Kërcënoi një qytetar me pretendimin se po shpërndate ushqime
Florenc Hoxha

Ish-kreu i Policisë Bashkiake në Tiranë, Florenc Hoxha është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi një person e denoncoi për dhunë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Vaqarr, ku Hoxha i ka bllokuar rrugën mjetit ku udhëtonte 36-vjeçari Bledar Goga.

Ish-kreu i Policisë Bashkiake pretendonte se në këtë mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës. Hoxha është konfliktuar fizikisht me Gogën.

Policia ben me dije se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë. Ndërkohë që Prokuroria po vijon me hetimin e plotë të ngajrjes.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.

Hoxha është përfshirë disa herë në konflikte, ku është akuzuar për dhunë. Ai ka qenë drejtor i Policisë Bashkiake, në kohën që e drejtonte Lulzim Basha.

 

Të fundit