Flash News

E-TJERA

Pas takimit me Bashën, Kim i përgjigjet Metës: Nuk mbështesim asnjë parti

Pas takimit me Bashën, Kim i përgjigjet Metës: Nuk
Foto e postuar nga Yuri Kim

Ambasadorja amerikane ka reaguar përmes një postimi, pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha. Ajo thekson se SHBA-ja nuk mbështet një parti apo kandidat të caktuar dhe se takimi me Bashën ishte pjesë e axhendës, sikurse ai me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Kryediplomatja amerikane nënvizon që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe të sigurohet vota e lirë e qytetarëve. Një ditë para zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja e SHBA-ve zhvilloi një takim me Bashën, që zgjati 40 minuta. Pas takimit në selinë blu, Kim nuk dha asnjë prononcim për mediat. Vendi sot është në heshtje zgjedhore.

“Takova kryetarin e PD, Lulzim Basha, sot, njësoj siç jam takuar me presidentin ilir meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Të fundit