Flash News

E-TJERA

Përplasja me Yuri Kim, Meta: Nuk impresionohem nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. E dua SHBA-në

Përplasja me Yuri Kim, Meta: Nuk impresionohem nga lobistët që

Presidenti Ilir Meta në një dalje për median, pasi akuzoi SPAK se nuk ka vepruar në kohë për ngjarjen e Elbasanit, u pyet nga gazetarët dhe për përplasjen me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Meta tha se ka respekt për ndërkombëtarët dhe se i do SHBA-të, por nuk impresionohet nga ata lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë.

“Unë kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Unë i dua Shtetet e Bashkuara të Amerikës pse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci”, u shpreh Meta.

“Unë kam respekt për të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Unë i dua Shtetet e Bashkuara të Amerikës pse ato na kanë frymëzuar për liri dhe demokraci. Dhe mbi të gjitha jam i angazhuar që shqipëria të futet në BE shumë shpejt. Shqipëria nuk duhet të bëhet gaz i botës nesër. Jo. Shqipëria do të shndrrisë. Shqiptarët me qytetari do të ikin dhe do të votojnë për Shqipërinë e shqiptarëve. Nuk impresionohet Presidenti nga ata lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë. Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Jemi popull europianë. Me hir me pahir, Shqipëria nesër do jetë model i demonstrimit të sovranitetit të popullit”, tha më tej Meta.
Kujtojmë që ditën e djeshme Meta bëri një deklaratë të fortë kundrejt ambasadores.

Teksa Meta fliste 'live' në një emision, ambasadorja i dërgoi mesazh në celular. Kim shkruante se Meta do të mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të sjellin fjalët dhe veprimet e tij, duke i kujtuar deklaratën e tij që “populli të mprehë sfurqet dhe sopatat”.

Pas këtij mesazhi kreu i shtetit e akuzoi diplomaten amerikane se e kishte kërcënuar dhe i kishte bërë shantazh në telefon, madje tregoi se i kishte thënë Yuri Kim-it se e dinte që Amerika mund ta vriste me raketa.

Të fundit