Flash News

E-TJERA

Komiteti i Ekspertëve propozon që nxënësit të kthehen në klasa; A u zbatuan masat gjatë zgjedhjeve? Përgjigjet Rakacolli

Komiteti i Ekspertëve propozon që nxënësit të kthehen
Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve i propozoi ministrisë së Arsimit që nxënësit e sistemit parauniveristar të kthehen në klasa, nga mësimi i kombinuar që është zhvilluar deri më sot. Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se dy ditët e fundit shifrat janë rritur, por situata mbetet e qëndrueshme.

“Komiteti arrin në konkluzionin që situata është e qëndrueshme por kemi parasysh një tendencë të lehtë të rritjes. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do vazhdojë të rëndohet. Vaksinimi më popullatë ka ecur me ritme të mira. Një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë bërë dozën e parë.

Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon të propozojë që procesi arsimor para-universitar të kalojë në prezencë në klasë me protokolle. Beteja me COVID vazhdon. Duhet të vazhdojmë mbajtjen e maskës dhe distancimin fizik sepse vetëm kështu do mundim që të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë duke arritur përmirësim të ekonomisë”, u shpreh Rakacolli.

E pyetur se si janë zbatuar masat gjatë zgjedhjeve, kjo e fundit tha: Siç jeni në dijeni, edhe nga raportimet tona para zgjedhjeve, është vendosur protokoll për covid, në të gjitha qendrat e votimit. KQZ ka pasur protokoll se si do të zbatohej protokolli. Kemi pasur grupe në teren, që kanë vijuar respektimin e masave.

Të fundit