
Flash News
Raul Castro jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste në Kubë
Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Kompania e printimit të fletës së votimit letër KQZ-së: Mision i pamundur t’i dërgojmë brenda 10 ditësh
Kompania “Cetis” e cila ka fituar tenderin për printimin e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shpreh shqetësimin për përmasat e mëdha të fletës së votimit.
Përmes një letre drejtuar KQZ-së, "Cetis" shprehet se printimi dhe dërgim i fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill, është një mision i pamundur. Sipas saj, procesi i printimit të 3.6 milionë fletëve merr afërsisht 14 ditë, por me përmasat e reja kërkon 20 ditë dhe dy ditë të tjera për t'i dorëzuar.
Fleta e miratuar nga KQZ-ja është në përmasat 29.7. X 60 dhe do të jetë fletë votimi horizontale.
“Duam tu vëmë në dijeni për disa limite në procesin e printimit që çdo kompani mund të përballet në një projekt të ngjashëm si ky i prodhimit të fletëve të votimit. Pasi ne kemi marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizenjimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final. Pas marrjes së konfirmimit, pasi ne të kemi dizenjuar fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimit të marrë nga KQZ.
Zakonisht ky proces merr 1 deri në 2 ditë dhe varet nga disa faktorë të brendshëm. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzionin se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për tu printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë të përfundojmë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet ti shtojmë edhe dy ditë të tjera për ti dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ.
Përsa i përket fletës së votimit të Tiranës e cila është me e gjatë se formati A3 do të na duhet të porosisim letër të kësaj madhësie gje e cila kërkon 2 deri në 3 javë, përfshirë këtu dhe kohëzgjatjen në printim siç e shpjeguam më sipër. Një fletë votimi e të tilla përmasave do ta zvogëlonte printimin në kohë nga makineritë tona për një sërë arsyesh teknike dhe logjistike.
Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur” thuhet në letrën drejtuar KQZ-së.
Të fundit


Raul Castro jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste në Kubë
17 Prill 2021, 10:31

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Prill 2021, 10:13


Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
17 Prill 2021, 09:15
Pas ndryshimit në pamje, mjeku tregon ndërhyrjen që ka bërë Najada Çomo
17 Prill 2021, 08:57
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
17 Prill 2021, 08:41

Vala e fshehtë e pandemisë; Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë nga Jo-Covid |
17 Prill 2021, 08:10


Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42
