Flash News

E-TJERA

Kontrolli i përdorimit të fondeve nga pushteti lokal, Meta-'Kushtetueses': Shkelët kompetencat e KLSH-së, rrezik për abuzim

Kontrolli i përdorimit të fondeve nga pushteti lokal,
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar letër Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi  kërkesën e kryetarit të Kontrollit tëLartë të Shtetit për “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të nenit 50 (pikat 1 dhe 2) të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

Kreu i Shtetit i kujton se KLSH- ja ka për detyrë të kontrollojë financat publike dhe përdorimin e mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor.

Meta argumenton se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese cënon kompetencat e KLSH-së dhe e pengon atë të kontrollojë përdorimin e financave publike nga pushteti lokal.

Duke theksuar se pushteti vendor përfaqësohet nga PS, presidenti evidenton se kjo mund të përbëjë rrezik të lartë për shpërdorimin e fondeve.

Në letrën dërguar Gjykatës Kushtetuese, presidenti shpreh shqetësimin për këtë çështje, duke nënvizuar Gjykata Kushtetuese nuk i dha një zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese, mbrojtjes së interesit publik, dhe nevojës që ka vendi për ruajtjen e financave publike.

Meta shton se ky vendim i lë shteg të hapur abuzimit me interesin publik dhe justifikimin e kapjes së shtetit.

Të fundit