Flash News

E-TJERA

Kufizime të reja për gazetarët në Parlament, Organizatat e medias letër Peleshit: Rrezikohet llogaridhënia

Kufizime të reja për gazetarët në Parlament, Organizatat e

Rrjeti SafeJournalists, së bashku me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe disa organizata vendase për lirinë e medias, kanë reaguar ashpër ndaj propozimeve të reja të shumicës parlamentare për kufizimin e qasjes së gazetarëve në Parlament.

Në një letër të hapur drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ata shprehen se masat e parashikuara, si ndalimi i filmimeve të pavarura dhe kufizimi i kontakteve me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”, do të cenonin rëndë transparencën, llogaridhënien dhe lirinë e shtypit.

Sipas tyre, këto kufizime do t’i privonin qytetarët nga informacioni i pavarur dhe i drejtpërdrejtë, duke përbërë një hap pas të madh për demokracinë. Ata theksojnë se Parlamenti është një nga hapësirat e pakta ku gazetarët kanë ende mundësi t’u drejtojnë pyetje përfaqësuesve politikë, ndërkohë që zyrtarët e shumicës rrallë organizojnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.

Organizatat i bëjnë thirrje kryetarit të Kuvendit që të mos e lejojë zbatimin e këtyre masave, të cilat, sipas tyre, cenojnë në mënyrë direkte lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Njoftimi:

Ne, rrjeti SafeJournalists, së bashku me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, iniciuam dhe dërguam një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Në letër, ne shprehim shqetësimet serioze lidhur me propozimet e shumicës parlamentare për të kufizuar qasjen e gazetarëve në Parlament.

 Ndryshimet e raportuara përfshijnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare, duke i zëvendësuar ato me një transmetim zyrtar unik, si dhe kufizimin e ndërveprimeve të medias me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”.

Bëjmë thirrje se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien, do t’i privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion dhe do të përbënin një hap pas të madh për lirinë e shtypit.

Ne theksojmë se Parlamenti mbetet një nga hapësirat e pakta ku gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve politikë, pasi zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës rrallëherë mbajnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.

Të fundit