Flash News

E-TJERA

Kush ishte objektivi i atentatit në ‘Don Bosko’? Viktima shiste cigare pranë lokalit ku i vra

Kush ishte objektivi i atentatit në ‘Don Bosko’? Viktima shiste

Një atentat me breshëri kallashnikovi i mori jetën pasditen e 4 janarit 35-vjeçarit, Erion Çela, si dhe u plagos vëllai i tij Blerimi 28 vjeç në ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Të plagosur mbetën edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, Azbi Selimaj 19 vjeç kamerier i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili ka marrë plagë në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.   

Si ndodhi ngjarja

Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga jashtë lokalit ku ishin ulur në një tavolinë viktima dhe 4 të plagosurit.

Mësohet se autorët erdhën me një mjet tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i dhe më pas u larguan në drejtim të Laprakës.

Mësohet se pas të shtënave policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gëzhojë. Kjo pasi ato kanë mbetur në mjetin e autorëve prej nga kanë qëlluar në drejtim të lokalit.

Kush është viktima

Erion Çela ishte me origjinë nga Dibra dhe kishte një dyqan ngjitur me lokalin ku ndodhi ngjarje, e ku shiste cigare. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ai ulej gjithmonë ngjitur me xhamin e lokalit, për të monitoruar biznesin e tij.  35-vjeçari do të bëhej së shpejti babi i një vajze dhe nuk rezulton të jetë një person me precedent penal.

Deri tani, pista ku është përqëndruar hetimi i policisë është e shkuara e dajës së viktimës, Edmond Crrojit, 41 vjeç, i cili po ashtu mbeti i plagosur. Kjo, pasi Crroi njihet si një person me precedent penal për trafik droge në Itali.

 

Të fundit