Flash News

E-TJERA

Lista e produkteve ushqimore/ Çfarë duhet dhe nuk duhet të konsumojnë nxënësit në shkolla

Lista e produkteve ushqimore/ Çfarë duhet dhe nuk duhet të
Foto Ilustruese

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar së fundmi një listë me produktet ushqimore që nxënësit e arsimit parauniversitar duhet dhe nuk duhet të konsumojnë.

Në mesin e ushqimeve që fëmijët e kanë të lejuar të konsumojnë renditen: fruta e freskëta ose perimet e papërpunuara, uji i pijshëm i rrjetit, produkte me bazë qumështi, lëngje frutash dhe të tjera. Përjashtim nga lista bëjnë: ushqimet e skuqura, ëmbëlsirat e paketuara, pijet me gaz dhe kripa.  

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA PËR T’U FURNIZUAR E OFRUAR NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

A. Ushqimet që mund të ofrohen në institucionet arsimore:
– fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë); – fruta të konservuara në lëng natyral; – perime të papërpunuara.
B. Ushqime që mund të sigurohen vetëm nëse plotësohen kriteret specifike:
– Fruta të thata* (pa sheqer ose kripë të shtuar).

– Ushqime të aromatizuara që kanë sasi të reduktuar të disa elementeve ushqimore. Këtu përfshihen, për shembull: patatina e produkte të ngjashme me patatinat, kokoshka të kripura ose të ëmbëlsuara, krakers orizi, ëmbëlsira me tërshërë, grisini me ose pa fara.
Kriteret: Lejohen vetëm snack-e të parapaketuara:
– me madhësi paketimi jo më shumë se 25 g; – jo më shumë se 22 g yndyrë për 100 g; – jo më shumë se 2 g yndyrë për 100 g; – jo më shumë se 0.6 g natrium për 100 g; – jo më shumë se 3 g sheqer në total për 100 g.
C. Pijet që lejohen të ofrohen në institucionet arsimore janë:
1. Uji i pijshëm i rrjetit duhet të jetë i disponueshëm.
– Nxënësit duhet të kenë qasje të lehtë në çdo kohë në ujë të pijshëm falas dhe të freskët.

2. Pije të tjera që lejohen të ofrohen: – ujë mineral (natyral ose i gazuar); – qumësht i skremuar, gjysmë i skremuar ose qumësht tjetër me yndyrë të ulët.
*Kriteret: – jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; – jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; – jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit.
3. Pije të tjera që lejohen të sigurohen, nëse plotësohen kriteret specifike: Pije me bazë qumështi dhe kosi të pijshëm, të ftohta ose të ngrohta, si çokollatë ose kakao e nxehtë, milkshakes dhe smoothies të bëra me kos ose qumësht. Kriteret: – jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; – jo më shumë se 10 g sheqerna totale për 100 ml; – jo më shumë se 20 g sheqerna totale për racion.
4. Pije të pasuruara me kalcium: – jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml; – jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; – jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit.
5. Çaj dhe kafe
6. Lëngje frutash dhe lëngje perimesh, me kusht që madhësia e racionit të mos jetë më shumë se 200 ml.
7. Një përzierje që përmban cilindo nga përbërësit e mëposhtëm, ose vetëm ose në kombinim, pa sheqer ose kripë të shtuar dhe një madhësi maksimale të racionit prej 200 ml: – fruta; – perime; – lëngje frutash; – lëngje perimesh.
8. Pije nga kombinimi i ujit me lëngje frutash dhe/ose lëngje perimesh. Pije të bëra me një kombinim të ujit mineral, të pagazuar ose të gazuar, dhe lëng frutash dhe/ose perimesh.

LISTA E USHQIMEVE TË NDALUARA PËR T’U FURNIZUAR E OFRUAR NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

Nuk lejohet të ofrohen ushqimet e mëposhtme:
1. Kripë tryeze dhe përbërës të tjerë: – kripë shtesë nuk duhet të sigurohet në shkolla; – nëse ka në dispozicion aromatizues, ato duhet të shpërndahen vetëm në porcione jo më shumë se 10 ml /pjesë ( si p.sh.: ketchup domatesh, majonezë, mustardë etj.).
2. Ëmbëlsira të paketuara: – Çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); – Produkte të veshura me çokollatë (p.sh.: biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë); – Ëmbëlsirë duke përfshirë ëmbëlsirat pa sheqer (p.sh.: çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera); – Çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; – Bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.
3. Ushqime të skuqura: Ushqime të skuqura, përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin, për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla, etj.
4. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):* Ushqime të aromatizuara me një përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e specifikuara në aneksin 1, dhe në një madhësi paketimi më të madhe se 25 g. *Megjithëse snacks mund të përmbushin kriteret specifike të mësipërme, shkollat duhet të marrin në konsideratë të veçantë vendosjen dhe disponueshmërinë e ushqimeve të tilla, p.sh. në makinat e shitjes, pasi këto produkte nuk lejohen të ofrohen gjatë shërbimit të vaktit të drekës në shkollë.
Nuk lejohet të ofrohen pijet e mëposhtme:
– pijet freskuese (me ose pa gaz) duke përfshirë ujëra me aromë (përjashtimi i vetëm janë pijet e kombinuara që plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën C, të shtojcës 1);
– pijet e cilësuara si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë; – pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;
– lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;
– lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar; – lëngjet e ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije; – qumësht i plotë; – pijet energjike.

 

Të fundit