Flash News

E-TJERA

Makina përplas punonjësin e policisë në Durrës

Makina përplas punonjësin e policisë në Durrës

Një polic është përplasur nga një makinë pasditen e kësaj të enjteje, në Durrës.

Raportohet se efektivi i policisë ka qenë duke kaluar mbi vijat e bardha për në anën tjetër të rrugës, kur është aksidentuar nga një automjet.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit