Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
“Malli i mërgimtarit"/ Kastriot Çupi boton librin e ri, sjell 'shpirtin' e shqiptarëve në vargje

Poeti i ri Kastriot Çupi, me origjinë nga Mati dhe prej vitesh banues në Londër, ka publikuar dy libra poetikë që pasqyrojnë ndjeshmërinë dhe përjetimet e tij.
Pas librit të parë “Pasqyra e shpirtit tim”, ai vjen para lexuesve me librin më të ri, “Malli i mërgimtarit”.

Ky vëllim përmban rreth 170 poezi, ku lexuesi do të gjejë mallin e mërgimit, dashurinë për atdheun, emigrimin masiv, nënën, por edhe figurat e mëdha kombëtare si Skënderbeu, Nënë Tereza, Adem Jashari e Isa Boletini.
Përmes vargjeve të tij, Çupi sjell një pasqyrë të realitetit shqiptar ndër vite, duke i dhënë zë emocioneve dhe dhimbjeve të shpirtit të një mërgimtari.

Ky libër do të promovohet në Panairin e Librit, ku lexuesit do të kenë mundësinë ta prekin nga afër dhe të njihen më shumë me krijimtarinë e një autori të ri që e kthen mallin dhe nostalgjinë në poezi.

Intervista
Si lindi pasioni juaj për poezinë dhe kur e ndjetë për herë të parë që duhej ta shndërronit në libra?
Shkrimet e mia të para kanë filluar që nga viti 2001, më frymëzonin kujtimet dhe nostalgjia për kohët e shkuara në fëmijërinë time.
Pastaj jeta ime në mërgim që në moshë të re ka qenë një nga shtyllat kryesore, një shtysë për të shkruar.
Nga Mati në Londër – si ju ka ndikuar ky udhëtim në krijimtarinë tuaj letrare?
Largimi im drejt një bote tjetër ishte fatale për mua, sepse unë gjithmonë kam qenë atdhedashës i devotshëm.
Braktisja e atdheut tim dhe malli për të kanë qenë një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua. Dhe jo pa qëllim libri e ka titullin “Malli i mërgimtarit”.
Për librin e parë “Pasqyra e shpirtit tim”, çfarë keni dashur të pasqyroni në këtë vëllim?
Në këtë vëllim të parë kam shpalosur gjithçka ka ndjerë shpirti im. Kam pasqyruar çdo ndjesi shpirtërore – mallin, ankthin, çdo brengë të shpirtit. Ndjenja shpirtërore ka qenë pasqyra që ka reflektuar gjithçka.
Si ndiheni që këtë vit do të jeni pjesë e Panairit të Librit?
Është një ndjesi e jashtëzakonshme për mua. Si një poet i ri në karrierë, është një vlerë e shtuar dhe një privilegj për t’u njohur edhe me shkrimtarë të tjerë.
Për librin më të ri “Malli i mërgimtarit”, çfarë ju frymëzoi ta shkruani?

Titulli “Malli i mërgimtarit” është vërtet malli që unë kam ndjerë ndër vite si mërgimtar i hershëm. Frymëzim është nostalgjia, braktisja dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi ynë. Pa dashur të hyj në politikë, duhet thënë se keqpërdorimi i politikës është faktori kryesor i largimit të shqiptarëve.
Çfarë do të gjejë lexuesi tek ky libër?
Lexuesit do të gjejnë realitetin jetësor të shqiptarëve dhe çdo realitet të hidhur që kemi kaluar dekadat e fundit. Libri trajton edhe historinë tonë kombëtare, me poezi kushtuar figurave si Skënderbeu, Nënë Tereza, Adem Jashari, Isa Boletini dhe shumë të tjerë.
Sa poezi përmban libri dhe cilat janë temat kryesore?
Libri ka rreth 170 poezi. Temat më të rëndësishme janë mërgimi, dashuria për vendin, emigrimi masiv, dashuria për nënën dhe dashuria si vlerë njerëzore.
A keni një poezi të preferuar që mendoni se përfaqëson më së miri shpirtin e krijimtarisë suaj?
Po, njëra prej tyre është “Veç dy fjalë”:
Veç dy fjalë po du me i than
Që për jetë të mbahen n’letër
Kush nuk vdes për vatan
Nuk mund vdes për asgjë tjetër.
Në poezitë tuaja flisni shpesh për shpirtin dhe mallin – mendoni se letërsia ka fuqinë të shërojë plagë shpirtërore?
Letërsia ka peshë dhe ndikim shumë të madh në shoqëri, por fatkeqësisht kohët e fundit nuk vlerësohet sa duhet. Shkrimi dhe arti në përgjithësi janë lënë pas dore.
Si arrin poezia të lidh një autor që jeton larg atdheut me lexuesin në Shqipëri?
Pasioni për të shkruar dhe për të ruajtur vlera që shpesh lihen në harresë është ura që i lidh lexuesit me poezinë time, edhe pse jetoj larg.
Kush janë poetët ose shkrimtarët që ju kanë frymëzuar më shumë?
Janë shumë, por po përmend disa: Dritëro Agolli, Ali Asllani, Visar Zhiti, Agim Doçi.
Çfarë mesazhi dëshironi t’u jepni lexuesve shqiptarë në Panairin e Librit?
Të lexojnë më shumë libra dhe më pak lajme politike. Në libra do të gjejnë veten e tyre dhe realitetin, jo propagandën e helmuar.
Si e shikoni marrëdhënien mes një autori të ri dhe lexuesit shqiptar?
Marrëdhënia duhet të ndërtohet mbi vërtetësinë. Shkrimet e mia janë një pasqyrë e realitetit shqiptar, sepse nëse njeriu nuk e di nga ka ardhur, nuk e di as ku shkon.
Çfarë prisni nga Panairi i Librit këtë vit?
Shpresat janë të mëdha. Le t’ia lëmë kohës të tregojë. Uroj që secili të marrë atë që meriton.
Një thirrje për mbyllje?
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të lexojnë sa më shumë, sepse leximi është ushqimi më i nevojshëm për të jetuar të shëndetshëm emocionalisht.
Dhe mbi të gjitha, të duam njëri-tjetrin, të dhurojmë dashuri, mirësi dhe njerëzi. Sepse grada më e madhe për njeriun është të jesh njeri.
Të fundit
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17