Flash News

E-TJERA

“Parlamenti do rishprehet pa humbur asnjë ditë!”, mazhoranca vë në zbatim ‘urdhrin’ e Ramës: Kuvendi rivoton të enjten Kodin Zgjedhor

“Parlamenti do rishprehet pa humbur asnjë ditë!”,
Në foto; Parlamenti i Shqipërisë

Mazhoranca nuk humb kohë për rivotimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pasi Presidenti Meta i ktheu në Parlament për rishqyrtim, me arsyetimin se ishin bërë pa konsensus, në mënyrë të njëanëshme dhe i shërbenin shumicës.

Mësohet se, ndryshimet do të votohen këtë të enjte në Kuvend.

Lajmi vjen menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama se “Parlamenti do rishprehet pa humbur asnjë ditë!” për të rivotuar sërish Kodin Zgjedhor pa asnjë ndryshim dhe se "Meta nuk mund të marrë peng asnjë veç Presidencës".

Me këtë vendim shumica ka zgjedhur të sfidojë hapur veç Presidentit dhe Opozitës, edhe ndëkombëtarët, teksa shpërfill apelin "për të pritur opinionin e Venecias" para se të vënë në zbatim axhendën e tyre politike.

Kujtojmë se, në një reagim më herët komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i bëri thirrje mazhorancës që të marrë në konsideratë pritjen e Opinionit të Venecias para se të rivotojë Kodin Zgjedhor, duke shtuar se ky institucion do të "sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare".

Të fundit