Flash News

E-TJERA

Mbyllet protesta e maturantëve për sot: Do të kthehemi sërish nesër

Mbyllet protesta e maturantëve për sot: Do të kthehemi

Për më shumë se dy orë, maturantët kanë protestuar para ministrisë së Arsimit për provimin e matematikës.

Maturantët bllokuan rrugën e Durrësit dhe kërkojnë që të rishikohet skema e vlerësimit ose të përsëritet testi. Ndërkohë ministrja Kushi bëri një deklaratë që do shikohet nëse është vërtetë i një vështirësie të tillë, do të rishikohet mënyra e vlerësimit.

Por maturantët nuk i besuan këto deklarata duke thënë se edhe më parë ju kishin premtuar.

Për ditën e sotme është mbyllur protesta dhe nesër do të kthehen sërish në orën 12:00. Përfaqësuesja e QSHA deklaroi për mediat se testi nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit.

Të fundit