Flash News

E-TJERA

Mbyllja e Albanologjisë, ASA çon në gjyq qeverinë

Mbyllja e Albanologjisë, ASA çon në gjyq qeverinë

Akademia e Studimeve Albanologjike një ditë më parë, ka depozituar  në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, kërkesë-padinë për hapjen e procesit gjyqësor ndaj Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 Kërkes-padia vjen pas miratimit të VKM-së për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike,

ASA kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave dhe marrjen e masës së sigurimit të padisë duke vendosur pezullimin e zbatimit të aktit deri në përfundim të procesit.

Kërkesë-padia mban firmën e kryetarit të Senatit, njëherësh rektor i ASA-s, prof.dr. Luan Përzhita.

Ndërkohë kujtojmë që 3 javë më parë Këshilli i Ministrave u miratoi VKM-në për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, për t'u  bashkëngjitur Akademisë së Shkencave me kryetar Skënder Gjinushin.

 

Të fundit