Flash News

E-TJERA

"Më gjuajtën me shkelma në komisariat", Pedagogu Donald Martini: Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë!

"Më gjuajtën me shkelma në komisariat", Pedagogu Donald
Në foto: Donald Martini i dhunuar dje nga policia

Aktivistë dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë dalë sot në protestë përballë ambienteve të Ministrisë së Brendshme pas shoqërimit dhe dhunës policore të ushtruar ndaj Astrit  Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani dhe Ergys Mërtiri ditën e djeshme.

Pedagogu Donald Martini, pjesëmarrës në protestën e sotme ka treguar dhunën që policia ka ushtruar në komisariat.

Në një intervistë për News 24,  Martini tha se njëri prej policëve i ka gjuajtur në shpullë, ndërsa kur u ul i gjuajtën edhe me shkelm.

Sipas Martinit, në Shqipëri ndodh që të vritesh edhe pa ndonjë motiv.

“Na futën në polici. Njërit prej nesh i gjuajtën me shpullë. Kjo është dhunë, por në Shqipëri ndodh. Unë i thashë se kam edhe shtetësi angleze. Më tha ulu dhe kur jam ulur, më gjuajti me shkelm. Nuk isha mirë fizikisht, por më pas personi që më goditi direkt u largua, që ai mos të shihej. Më tej kisha pak dhimbje.

Një oficer më tha se plaga jote ka 5 orë, e i thashë “po pse gjaku më rrjedh?”. Pastaj erdhi shefi i komisariatit dhe u qetësua situata, por ishte vonë. Është e pakonceptueshme që të shoqërohesh në komisariat, pse proteston. Unë protestoj në radhë të parë për fëmijët e mi, pastaj për të gjithë. Këtu vritesh edhe pa motiv. Do ta hedh në gjyq rajonin e policisë. Kërkoj reagim edhe nga ministri i ri i Brendshëm”, deklaroi pedagogu Martini.

Të fundit