Flash News

E-TJERA

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen kallashnikovë dhe pistoleta në Elbasan

Megaoperacion antidrogë/ Arrestohen 40 persona, sekuestrohen

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar pas mesnatës në Qarkun e Elbasanit.

Operacioni blic është shtrirë në disa qytete të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e Policisë së Shtetit, janë sekuestruar të paktën tre armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe sasi të konsiderueshme të drogërave të ndryshme.

Paraprakisht në mes të 40 të arrestuarve nuk rezulton asnjë nga emrat e personave që bëjnë pjesë në grupet e fuqishme të trafikut të drogërave.

Të fundit