Flash News

E-TJERA

Meta: Kemi një numër të paprecedent të fletëve të pavlefshme, mund të lëvizin shumë mandate

Meta: Kemi një numër të paprecedent të fletëve të

Presidenti Ilri Meta në dalje për median, vuri theksin te numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme. Ai u bëri thirrje gazetarëve, KQZ-së dhe Gjykatës Kushtetuese t'i kushtojë vëmendje fletëve të votimit, pasi mund të lëvizin shumë mandate në disa qarqe ku diferenca është e ngushtë.

“Nuk ka statistikë në botë që të justifikojë këtë rekord pavlefshmërie kur diferenca është e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate në gjithë këto qarqe”, tha Meta.

“Kemi një numër të paprecedent të fletëve të votimit. Nga 20-25 mijë zgjedhjet e kaluara, në mbi 38 mijë  në këto zgjedhje. Duhet me përgjegjshmëri që mos preket më asnjë fletë votimi. Të numërohet dhe rinumërohet gjithçka sepse pamjet filmike janë atje. Nëse një fletë është me dy kryqe, nëse i ka bërë një dorë apo duar të sekserëve, komisionarëve... Ndaj ju bëj thirrje të gjithë forcave politike të përqendrohen për të mos cënuar  më tej integritetin e këtij procesi dhe për të numëruar çdo votë që është hedhur në kutitë e votimit”, u shpreh Meta.

Më tej ai shtoi se çdo krim zgjedhor e rëndon shumë pozitën e atij që do përfshihet.

“I bëj forcave politike mos bëjnë analiza të zgjedhjeve sepse nuk kanë përfunduar akoma. I kërkoj KQZ dhe kolegjit zgjedhor, Gjykatës kushtetuese të jetë në gatishmëri të këtij procesi. Të lënë çdo lojë bashkëpunimesh që mund të kenë pasur deri më sot komisionerët e vëzhguesit...Është e rëndësishme të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Dikush që nuk voton s’ka të drejtë të kërkojë llogari, por dikush që voton dhe rri në radhë dhe ti dalë e pavlefshme nga ndërhyrjet është e pafalshme”, tha më tej ai.

 

Të fundit