Flash News

E-TJERA

Meta: Krenar që kam krijuar LSI-në, nuk keni parë gjë akoma

Meta: Krenar që kam krijuar LSI-në, nuk keni parë gjë akoma

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave që shpesh e kanë etiketuar LSI-në si një parti ‘të dobët’.

I ftuar në studion e ‘Ora e Betit’ në Ora News, Meta u shpreh krenar për krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke paralajmëruar se do të ketë edhe shumë gjëra të tjera për t’u parë nga LSI-ja. Meta u shpreh se kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Basha, do ta kishin një mrekulli “të çonin për skrap LSI-në.”

“Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar. LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi. Këta pastaj dolën në bulevard. I vetmi bulevard në demokraci janë institucionet. Kam keqardhje që nuk i kam marrë të gjithë deputetët e opozitës për djegien e mandateve. Sigurisht që ndryshimi që unë shpresoja dhe që ishte i nevojshëm nuk ndodhi, por parlamenti është diçka më ndryshe nga ai që ishte dy vitet e fundit. Shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj për kontrollin e qeverisë dhe jo të kontrollohet nga ajo. Unë i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit dhe jam në shërbim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit”, u shpreh Meta.

 

Të fundit