Flash News

E-TJERA

Meta përqafon nga larg patronazhisten e tij, fton në përballje Damian Gjiknurin në Vlorë

Meta përqafon nga larg patronazhisten e tij, fton në përballje

Presidenti Ilir Meta gjatë daljes së tij për median, ku hodhi një sërë akuzash për vjedhjen e identitetit të qytetarëve në Korçë, u pyet dhe për patronazhisten e tij e për përplasjen me Damian Gjiknurin.

Për patronazhisten Meta pohoi se e di identitetin e saj dhe se e përqafon shumë nga larg, por si ajo ka dhe 500 fuksa të tjerë.  

“E kam atë dhe e përqafoj por presidentin e kanë në patronazh 500 fuksa”, tha Meta.

I pyetur më tej për akuzat ndaj Damian Gjiknurit dhe Afrim Qëndros se po tentojnë të bëjnë “tërmet” votash me shantazhime, Meta u shpreh, “Seç po bën numri 8 në vlorë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 mandate, por ky skenar është djegur pa bërë ndeshje fare”.

Sa i përket provave u shpreh, “Prova më e madhe se biseda telefonike para ca ditësh ku Damiani u inkurajua për të bërë një tërmet tjetër në Vlorë. Atje nuk ka burra Damiani, por burra pushke kur bëhet fjalë për integritetin e vendit. Çunat problematik nuk kanë vend në Vlorë se gjithë gratë e vajzat problematike të Vlorës e kuptoni çfarë mund t’i bëjnë këtyre vagabondëve. Ata janë mësuar me çimka. Presidenti i Republikës as i shet as i trafikon kurrë. Presidenti mbron nderin e gjithë vajzave të Vlorës e gjithë Shqipërisë”, tha ai.

 Më tej Meta i bëri thirrje Gjiknurit për një përballje në televizion në Vlorë. “Nesër jam në Vlorë dhe e ftoj Damianin. Jam i ftuar në televizionin 6 plus 1. Po ia bëj këtë favor meqë ka të dhëna Damiani se shkoj fshehtas në Vlorë”.

Meta tha se dhe ditën e votimit do të jetë në qytetin bregdetar për të parandaluar çdo tentativë për blerjen e votave.

Të fundit