Flash News

E-TJERA

Meta pret zyrtarin e lartë turk: Mirënjohje për ndihmën, sidomos për ndërtimin e banesave dhe spitalit të Fierit

Meta pret zyrtarin e lartë turk: Mirënjohje për ndihmën,
Foto nga takimi

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Kryetarin e Asamblesë së Madhe turke, Mustafa Sentop.

Kreu i Shtetit bën me dije se kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tregon se i ka shprehur mirënjohjen zyrtarit turk për ndihmën e dhënë në përballimin e pasojave të tërmetit dhe pandemisë, duke theksuar ndërtimin e spitalit të Fierit.

“Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit”, shkruan Presidenti.

Të fundit