Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Ministri i Jashtëm grek mesazh 'paralajmërues' Shqipërisë për çështjen “Beleri”
Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i dërgoi një mesazh të qartë Shqipërisë se perspektiva e saj evropiane lidhet me respektimin e të drejtave të pakicës kombëtare greke.
Duke folur për zgjerimin e BE-së në një konferencë ndërkombëtare në Athinë, Gerapetritis theksoi se Athina nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk plotësojnë kriteret e anëtarësimit dhe mbi të gjitha parimet bazë të unionit, siç është demokracia dhe gjendja e drejtësisë.
Ai iu referua konkretisht rastit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belleri, duke folur për sjellje dhe praktika që tregojnë se këto parime nuk janë miratuar ende nga të gjitha vendet kandidate.
“Shqipëria duhet të dëshmojë se respekton të drejtat e pakicës kombëtare greke dhe shtetin e së drejtës”, theksoi ministri i Jashtëm.