All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mjeku ngre alarmin: Shifrat po fshihen, vëmendja po zhvendoset qëllimisht te vaksina

Mjeku ngre alarmin: Shifrat po fshihen, vëmendja po zhvendoset
All - Paragraf - 1

Mjeku Erion Dasho ka reaguar për situatën e Covid-19 në Shqipëri, pasi u raportuan mbi 1 mijë infektime në një ditë.

Ai thotë se kambana e alarmit ka muaj që bie, ndërsa akuzon autoritete përgjegjëse se nuk morën asnjë masë për ta parandaluar këtë. Mjeku shkruan në Facebook, se është rritur ndjeshëm numri i shtrimeve në spitalet Covid.

All - Paragraf - 3

“Për situatën në spitale nuk po flet askush. Për tre ditë numri i të shtruarve u rrit nga 280 në mbi 400! Shtretërit e pavionëve të infektivit në spitalet rajonale janë mbushur! Në spitalet private duhet të kesh mik dhe 2 apo 3 mijë euro nata që të gjesh vend!

Vdekjet vazhdojnë të fshihen. Nuk raportohen vdekjet në spitalet rajonale dhe as ato në shtëpi! Vetëm kur dalin shifrat e INSTAT, kupton se sa ka mashtruar qeveria”, thotë Dasho.

Ky i fundit thotë se vëmëndja është përqëndruar qëllimisht te vaksinat. Ai thotë se është koha që të ndërhyhet menjëherë dhe me përgjegjshmëri.

“Ndërkohë, qeveria me një plan djallëzor e ka zhvendosur vëmendjen drejt vaksinës. Çdo muaj kontrabandon nga një kuti kartoni, të cilën kushedi sa e paguan në kushedi cilin treg të zi, dhe pret me shpresë nga BE dhe COVAX”, thotë ai.

Të fundit