Flash News

E-TJERA

Në pritje të certifikatës së pronësisë, qytetarët e Fierit në protestë

Në pritje të certifikatës së pronësisë,

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme pranë Kadastrës Fier, për të protestuar për procedurat zvarritëse shumëvjecare, për t’u pajisur me certifikatë pronësie.

Ata pohojnë njëzëri të indinjuar se është e papranueshme që të aplikojnë, të paguajnë taksa e të sorollaten nga një institucion në tjetrin pa asnjë rezultat.

Thonë se janë prej 30 vitesh në pritje.

E teksa presin para dyerve të hipotekës për orë të tëra e vite me radhë ata i bëjnë apel kryeministrit Rama, ti japë rrugëzgjidhje të shpejtë kësaj situate.

Të fundit