Flash News

E-TJERA

13 orë debate/ Komisioni i Inceneratorëve nis tjetër seancë maratonë, politikanët që dëshmojnë sot

13 orë debate/ Komisioni i Inceneratorëve nis tjetër seancë

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve do të vijojë sot me seancën e radhës me dëshmitarët, pas thuajse më shumë se 13 orë diskutimesh dje.

Sot pritet të dëshmojnë gjatë seancës Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi,kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deputeti socialist Alqi Bllako dhe ish-ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri.

Në seancën e djeshme dëshmuan para komisionit kryebashkiakja në detyrë e Durrësit Emiriana Sako, ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ndërkohë administratorja e inceneratorit të Tiranës Arjola Kodra nuk është paraqitur as në thirrjen e tretë të komisionit. Pritet të ketë një njoftim lidhur me mënyrën se si do të procedohet me dëshmitaren në fjalë.

Të fundit