Flash News

E-TJERA

Pendesa e Mziut për deklaratën e fortë, reagon Kim: Koha e grupeve të armatosura ka mbaruar, mos të përsëritet dhuna

Pendesa e Mziut për deklaratën e fortë, reagon Kim: Koha e

Ambasdorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për deklaratën e kandidatit të PD-së në Dibër, Xhelal Mziu. Ky deklaroi se kushdo që do të blejë apo cënojë votën e qytetarëve do të ketë të njëjtën fund si në Elbasan. Për këtë deklaratë, ai shprehu ndjesë dhe tha se ishte e nxituar.

Kim thotë se dhuna në Elbasan nuk mund të justifikohet dhe as përsëritet, duke theksuar se i vjen mirë për ndjesën e kërkuar. Ajo thotë se ditët e grupeve të armatosura që mbajnë copën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës.

Sipas kryediplomates amerikane, incidenti në Elbasan nuk duhet të përdoret për të sulmuar palën kundërshtare ose për të nxitur emocione në mes të mbështetësve, por për reflektim.

“Më vjen mirë që shoh një ndjesë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet. Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës – një e kaluar e shëmtuar që të gjithë duhet ta refuzojmë.

Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mes të mbështetësve. Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta drejtojnë Shqipërinë larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë”, shkruan ambasadorja Kim.

 

Të fundit