Flash News

E-TJERA

Përfundon ndërtimi i spitalit të Fierit, priten punonjës edhe nga Turqia; numri i shtretërve dhe shërbimet që do të ofrohen

Përfundon ndërtimi i spitalit të Fierit, priten punonjës
Spitali Rajonal i Fierit

Ndërtimi i spitalit të Fierit ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ai do të ketë një kapacitet prej 150 shtretërish dhe do të shërbejnë 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga Turqia.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar brenda një kohë shumë të shkurtër është investim i Turqisë dhe do të ofrojë shërbime Rajonin e Jugut. Ndër shërbimet që do jepen është ai i urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Të fundit