Flash News

E-TJERA

Përplasi për vdekje 2 të miturit në Durrës, ky është shoferi Nikoll Radaci

Përplasi për vdekje 2 të miturit në Durrës, ky

Ky është shoferi Nikoll Radaci, 57 vjeç i cili sot në mesditë aksidentoi për vdekje me makinë tre fëmijë 10-vjeçarë në Durrës, dy prej të cilëve humbën jetën, kurse tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ndërsa njëri prej fëmijëve të aksidentuar po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi 57-vjeçar i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shoferi i Benz-it ka rezultuar në gjendje të dehur dhe ka qenë me shpejtësi kur mjeti i ka devijuar dhe ka kaluar në trotuar ku luanin tre fëmijët.



Të fundit