Flash News

E-TJERA

“Pis burrë”, zëdhënësi i Metës publikon videon e Lefter Kokës kur i quante rilindasit zagarë

“Pis burrë”, zëdhënësi i Metës publikon

Replikat mes presidentit Ilir Meta dhe kandidatit për deputet nga PS, Lefter Koka kanë vijuar përgjatë ditës së sotme.

Pak minuta më parë zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka publikuar një video të Kokës, asokohe pjesë e LSI-së ku i konsideronte lirindasit “zagarë”.

“Po bëj thirrje sot në Durrës të mos luajnë se s’do ketë forcë dhe të rinjtë e rejat e LSI do të munden ti frenojnë në çdo mënyrë këto zagarë që duan t’i deformojnë zgjedhjet në Durrës. Këta që bëjnë këta veprime nuk janë as durrsakë as qytetarë të Durrësit por janë zagarë të rilindjes”, shprehet Koka në videon e zgjedhjeve të kaluara.

"Për të gjithë ju zagarë të "Rilindjes", dëgjojeni Terin, para se të jetë shumë vonë për ju!", shkruan Blushi bashkangjitur videon.

Ishte presidenti Meta paraditen e sotme i cili nëpërmjet një dalje për median u shpreh se “Koka duhej të ishte në burg” pasi po tenton të shantazhojë bashkë me të birin qytetarët e Durrësit të mos votojnë LSI-në.  

Ndërsa Lefter Koka reagoi duke e konsideruar Metën “Pis Burrë”.

 

Të fundit