Flash News

E-TJERA

Plagosja e kamerierit në Tiranë, policia gjen pistoletën 'Stilolaps' pas dëshmisë së autorit

Plagosja e kamerierit në Tiranë, policia gjen pistoletën

Gjendet arma e krimit, me të cilën 21-vjeçari Aldo Neziri dyshohet se plagosi 15-vjeçarin në një piceri dy ditë më parë në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Mësohet se armë që ai kishte përdorur ishte e llojit pistoletë-stilolaps, ndërsa vetë policia bëri të ditur gjetjen e kësaj arme, pas dëshmisë së autorit i arrestuar sot. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.

 

 

 

Të fundit