Flash News

E-TJERA

Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja: Shpresojmë mos të jetë akt terrorist!

Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja:

Pesë persona u plagosën me thikë pranë xhamisë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës nga një 34 vjeçar.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar imami i xhamisë, Ahmed Kalaja, i cili tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ai shpreson që të mos ketë të bëjë me akt terrorist por me një person i cili s’ka qenë mirë mendërisht.

“Sot pas dreke, nga ora 14:00 ka ndodhur një akt barbarie ku një njeri i armatosur me një thikë godet besimtarët dhe të tjerët që ishin në rrugë. Faleminderit Zotit që personi ishte arrestuar. 

Shpresojmë që mos ketë qenë ndonjë akt terrorist por në një njeri me të meta mendore që ka bërë një gjë te tillë. Për punë orësh xhamia do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Zoti i madh largoftë nga ne njerëzit që janë me probleme që duan të prishin harmoninë e këtij muji të shenjtë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë dhe njerëz që kanë qenë duke adhuruar Zotin. Falenderojmë policinë e shtetit që ka qenë aty në kohë. Agjërim të pranuar të gjithëve. Paqja e Zotit qoftë me ju”, u shpreh imami në një video të publikuar në Facebook-un e tij.

Rudolf Nikolli 34-vjeç nga Burreli është vënë në prangat e policisë. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkakun e incidentit.

Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja:

 

Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja:

Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja:

Plagosja me thikë e besimtarëve në xhami, imami Kalaja:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

 

Të fundit