Flash News

E-TJERA

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet online me kriptovaluta dhe skema piramidale

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga mashtrimet online me kriptovaluta dhe

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat maskohen si mundësi të investimeve me fitim të shpejtë, kryesisht përmes skemave piramidale dhe kriptomonedhave.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Fierit, vijon hetimet në kuadër të operacionit “XUEX” për zbardhjen e autorëve dhe agjentëve që fshihen pas skemave mashtruese online. Hetuesit po ndjekin gjithashtu edhe gjurmët e lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto veprimtari kriminale.

Sipas Policisë, pavarësisht goditjes së disa prej këtyre rrjeteve, grupet kriminale po shpikin mënyra të reja për mashtrime online.

Ata shfrytëzojnë platforma komunikimi si Viber dhe Telegram, ku krijojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave, me synimin për të fituar besimin e qytetarëve dhe më pas për t’i drejtuar drejt platformave mashtruese.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë humbur para duke investuar në platformat “Xuex”, “Txex” apo të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ose në sektorët lokalë të Krimit Kibernetik për të bërë denoncim.

“Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve online,” thuhet në apelin e Policisë.

Të fundit