Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në 

SPAK jep pretencën për Adriatik Llallën, kërkon 2 vite burg 

KQZ i shkurtoi listën e kandidatëve, PD ankimon vendimin në KAS

Meta dekreton 4 emrat e rinj për Gjykatën e Lartë: Me këto ritme plotësimi do bëhet në mars të 2024

Postimi provokues i Vuçiç me flamurin serb mbi Kosovë në 17 mars, çfarë ‘fshihet’ pas kësaj date

Gent Gazheli shkarkon nga detyra drejtorin e Doganës së Tiranës, Juljan Mehaj, kush e zëvendëson

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministria e Shëndetësisë: Kufizimet për grumbullimet në fuqi deri në 25 mars

ODIHR nis misionin vëzhgues për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri 

Emri/ E afërmja e oficerit Leonart Qorri i dha 139 mln lek Olesia Dukës në tetë ditë, OPGJ s’hetoi burimin e parave

"Bashkia njoftoi se do të ndërhyjë me forcë", FRD letër Veliajt, Celibashit dhe ambasadave: Po cënohen të drejtat kushtetuese. Data, në të cilën bashkia do të ndërhyjë është pikërisht dita që ka lënë Gjykata Administrative seancë për këtë çështje.

Delegacioni i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet 25 prillit organizoi një konferencë për mediat. Përfaqësuesja, Urszula Gacek tha se do vëzhgohet transparenca dhe standardet që do të shoqërojnë këto zgjedhje dhe se do të qëndrojnë në Shqipëri deri më 17 maj.

Nisur nga debatet dhe konfliktet një muaj para zgjedhjeve, kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka bërë apel të gjithë aktorëve politik për vetëpërmbajtje dhe maturi në sjelljen e mesazhet politike dhe elektorale të tyre.

Në prag zgjedhjesh rritet punësimi në shtet, niveli më të lartë që nga 2005. Reagon Meta: Qëllim elektoral dhe trajtim preferencial, kostua bie mbi qytetarët. 

Hidhet shorti / Caktohen çiftet për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës

Të fundit