Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Pas dy ditësh ngërç, Balluku njofton kthimin në normalitet të Albcontrol. Si u procedua

Ministria e Infrastrukturës i hap rrugë nisjes nga puna të kontrollorëve të huaj, licencat do t’u njihen menjëherë sipas
konventës së Çikagos

E lidhur: Lirohet pas disa orësh marrje në pyetje ish-drejtori i Aviacionit Civil. "Çështja u politizua", avokati i kontrollorëve: Kërkojmë
rrëzimin e akuzave, nuk ka pasur negociata.

 

Vaksinat kineze dhe ruse? Për ushtarët e stërvitjes së NATO-s vetëm me Pfizer

 

Analiza: Si mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë apatia e BE-së ndaj zgjerimit

 

Arrestohet zyrtari i lartë i policisë në Maqedoninë e Veriut, kapet me 800 mijë euro drogë që vinte nga Shqipëria

 

Magazinën e kthyen në laborator për kultivimin e kanabisit. Në pranga ka rënë Vranicki Hisku, ndërsa në kërkim është shpallur Edmond Stojani. Ky i fundit është drejtori i Kadastrës së Kurbinit.

Është shkarkuar nga detyra kreu i IKMT-së në Durrës Ardian Halili. Ndërkohë në pozicionin e tij është komanduar, Dorian Mema.


U la në burg, kontrollorja Ndreca: Nuk isha mirë, vendosa të tërheq formularin

"25 Prilli"/ Drejtori i Rendit Publik tregon sa efektivë do angazhohen ditën e votimit,Celibashi nxjerr shifrat, sa të rinj votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit


Shqipëria heq vizat për turistët rusë


Borrell letër Kurtit, i kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë

Të fundit