Flash News

E-TJERA

Problemet nisën në burg? Pse u vranë 6 shqiptarët në Greqi

Problemet nisën në burg? Pse u vranë 6 shqiptarët në

Persona të dyshuar si shqiptarë, mbetën të vrarë pasditen e sotme në Greqi, pas një atentati mafioz.

Një nga pistat e para të hapura nga autoritet grekë është ajo e larjes së hesapeve. Sipas medias greke, “Kathimerini” vrasja mund të ketë ndodhur nga një  problem i ardhur nga burgu.

Pesë viktima janë gjetur brenda në makinë, ndërsa njëri që mendohet se ishte shoferi është gjetur jashtë makinës me targa gjermane. Dyshohet se ai ka tentuar të largohej por është qëlluar për vdekje.

25 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm që duket se është përdorur për ekzekutim.

Autorët mendohet se  janë larguar me motor dhe një makinë të zezë.

 

Të fundit