Flash News

E-TJERA

PS në mandatin e 4, Dervishi: Pasaporta evropiane është projekt për vitin 2030, që i takon mandatin e pestë

PS në mandatin e 4, Dervishi: Pasaporta evropiane është projekt

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar Partinë Socialiste pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

“PS duhet lënë e qetë të qeverisë në mandatin e katërt”, shkruan Dervishi në Facebook duke shtuar se, “pasaporta evropiane është projekt për vitin 2030, që i takon mandatin e pestë”.

Mesazhi :

PS duhet lënë e qetë të qeverisë në mandatin e katërt.

Në fund të fundit, nuk ka arsye t’i kërkohet llogari për diçka që nuk e ka premtuar. Pasaporta evropiane është projekt për vitin 2030, që i takon mandatin e pestë. Deri atëherë, prisni dhe duroni, sepse durimi është çelësi i integrimit.

***

Shënim për ata që nxitojnë të komentojnë:

Në këtë faqe shpesh postimet kanë ironi, sarkazëm, shpotitje dhe humor; për t’u lexuar me kujdes ose për t’u keqkuptuar me vrull.

Të fundit