Flash News

E-TJERA

PS nis procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, mesazhi që iu është dërguar deputetëve socialistë

PS nis procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, mesazhi që iu

Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kjo lëvizje u paralajmërua dy ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili dy ditë më parë shkruajti në rrjetet sociale: Ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t'ia bëjmë gati letrat e pensionit.

Në media po qarkullon njoftimi, ku deputetëve socialistë iu kërkohet që të paraqiten pranë zyrës së Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit", thuhet në mesazhin që iu është dërguar deputetëve.

Gjatë konferencës që zhvilloi ditën e sotme, Kreu i Shtetit tha se më “24 korrik 2022 do ta bëjmë bashkë konferencën e fundit këtu”, duke nënkuptuar kështu që s’do ketë dorëheqje por do ta çojë mandatin e tij të presidentit deri në fund.

 

Të fundit