Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Qeveria fshin postimin për të gjetur zëvendësin e Ilir Beqajt, bën me urgjencë VKM-në e re

Error 404 është një fotografi me të cilën shqiptarët janë familjarizuar tashmë. Ajo është pamja, që shfaqet kur mediat e ndryshme fshijnë lajmet. Në disa raste lajmet fshihen se janë të pasakta. Por në disa raste të tjera arsyet janë më pak ortodokse dhe lidhen me ndërhyrjet e fuqishme apo me çantat e cashit që qarkullojnë.
Por mediat nuk janë të vetmet që fshijnë postimet. Error 404 ka infektuar edhe Këshillin e Ministrave, organin më të lartë të pushtetit ekzekutiv të shtetit.

Fotoja më sipër është shpallja zyrtare e qeverisë, që hap aplikimet për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Pasi qëndroi pak ditë në faqen zyrtare të kryeministri, njoftimi zyrtar u fshi. Arsyet se pse nuk kanë lidhje me ndërhyrjet apo me çantat cash. Qeveria e fshiu postimin sepse përdhunoi ligjin.
Rrobaqepësi “Kryeministria”
Në tetor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi vendimin për ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, që ndryshe njihet si SASPAC. Pjesë e vendimit për ngritjen e agjencisë, e cila menaxhon të gjitha fondet e huaja për Shqipërinë, ishin dhe kriteret që duhet të përmbushte drejtuesi i saj.
Në pikën 2 të kreut të tretë, vendimi sanksiononte se “Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC duhet të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet, ku 7 prej tyre në fushën e ekspertizës dhe/apo të administrimit publik.”
Mbi bazën e këtyre kritereve në atë kohë, qeveria emëroi Ilir Beqajn në krye të agjencisë që menaxhon ndihmën e huaj. Por dy vjet më vonë situata ndryshoi. Zoti Beqaj u morr nën hetim nga SPAK për koncesionin e sterilizimit dhe në datën 18 nëntor ai dha dorëheqjen nga posti i tij. Rrjedhimisht SASPAC mbeti pa drejtues.
Fill pas dorëheqjes së zotit Beqaj, qeveria shpalli në faqen e saj zyrtare njoftimin për aplikim për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të SASPAC duke kërkuar nga kandidatët që të përmbushnin kriteret ashtu siç ishin përcaktuar në vendimin e vitit 2021. Ky është linku i shpalljes zyrtare në faqen e qeverisë https://www.kryeministria.al/newsroom/47847-2/ .
Por pak ditë më vonë, dikush u kujtua se personi që kanë paracaktuar për t’u emëruar në krye të SASPAC nuk i ka 15 vjet eksperiencë pune. Rrjedhimisht postimi u fshi. Por nuk mbaron këtu.
Në datën 23 nëntor qeveria u mblodh me urgjencë për të ndryshuar VKM, përkatësisht kriteret që duhet të përmbushte drejtuesi i SASPAC. Pika që detyronte qeverinë të emëronte në krye të kësaj agjencie një person me 15 vjet përvojë punë nga të cilat 7 vjet në fushën e administrimit publik u ndryshua.
Rrjedhimisht neni u formulua tekstualisht: Aplikanti duhet të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet.

Vendimi i ri, që ndryshoi kriteret mban datën 23 nëntor. Qeveria ishte mbledhur vetëm një ditë më parë dhe të gjitha vendimet e saj mbajnë datën 22 nëntor. Për këtë u mblodh enkas një ditë më vonë ose është miratuar me procedurën e vendimit qarkullues.
Shqetësohet Brukseli
Ajo që ka ndodhur me zgjedhjen e kreut të ri të SASPAC në fakt dëshmonë filozofinë që qeverisë gjithë jetën publike të vendit. Nuk zgjidhet fituese sipas kritereve që përcakton ligji, por qepet ligji sipas kritereve të fituesit të paracaktuar. Kjo ndodh rëndom me tenderat publikë dhe në shumë fusha të tjera të qeverisjes.
Por veprimet qesharake të qeverisë për zgjedhjen e kreut të ri të SASPAC nuk kanë kaluar pa u vënë re nga partnerët. Një burimi nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë i tha Kapitali.al se Brukseli është shumë i shqetësuar me atë që po ndodh në zgjedhjen e kreut të ri të Agjencisë së Programimit Strategjik.
Sipas tij, kjo situatë po monitorohet me kujdes, ndërkohë që partnerët kanë mbetur të habitur nga fakti se si qeveria shqiptare përdrodhi kriteret për pozicionin më të rëndësishëm të administratës publike, njeriun që do të menaxhojë të gjitha fondet e huaja për Shqipërinë.
Shqetësimi në Bruksel rëndohet edhe nga eksperiencat negative që BE ka përjetuar me fondet e saj në Shqipëri. Rasti i fondeve IPARD është ai më i ndjeshmi, ku abuzimet masive nga qeveria shqiptare me paratë që BE jep për bujqësinë e detyruan Brukselin të merrte një vendim të papreçedentë duke i bllokuar ato.
Këtë herë dardhat nuk u hëngrën pas kurrizit, por dolën sheshit institucionalisht. E sigurtë është se drejtuesi apo drejtuesja e re e SASPAC do të ketë përvojë punë pak më shumë se 7 vite. Sepse kjo e detyroi qeverinë të fshijë postimin dhe të dhunojë ligjin.
Tani çështja është a mund shkojë SASPAC në SPAK? Nëse po, Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë dhe Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike do të duhet të jepnin disa shpjegime të sikletshme para prokurorëve./ Kapitali.al/
Nga Klodian Tomorri
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14