Flash News

E-TJERA

Rama në Bruksel për bazën e NATO-s në Durrës, por Stoltenberg s’tha asnjë fjalë për projektin

Rama në Bruksel për bazën e NATO-s në Durrës, por

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Fokusi i Takimit, siç është diskutuar shumë ditët e fundit, është ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Portin e ri të Durrësit.

Mediat britanike shkruajtën një ditë më parë se ky është një sinjal edhe për Vladimir Putin.

Por në konferencën e përbashkët të Ramës dhe Stoltenberg munguan detajet rreth këtij projekti.

Madje shefi i NATO-s nuk u ndal aspak te kjo çështje. Stoltenberg bëri një deklaratë të përgjithshme, të fokusuar te lufta në Ukrainë, zgjerimi i NATO-s, vlerësoi kontributin e Shqipërisë, por nuk tha asnjë fjalë për ndërtimin e bazës ushtarake.

Ndërsa Rama u ndal pak në fund të deklaratës së tij, ku tha se baza e NATO-s, do të jetë e “fjalës së fundit”.

 

Të fundit