Flash News

E-TJERA

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta dhurojnë, ose ta shesin pronën e tyre (dokumenti)

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta

Familjet që humbën shtëpitë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe që përfitojnë nga programi i rindërtimit, nuk mund ta dhurojnë ose ta shesin pronën e tyre mas marrjes në dorëzim të çelësave nga qeveria.

Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare, konkretisht në vendimin për “Disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 904, datë 24.12.2019, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”.

Sipas këtij vendimi, pala e parë, pra qeveria garanton palën e dytë (qytetarin që përfiton nga rindërtimi) se merr përsipër  që  ndërtimin  e  pasurisë  ta kryejë në  përputhje  me  parimet  e  rindërtimit, të  dorëzojë  pasurinë,  sipas parimit  “me  çelësa  në  dorë”,  të  gatshme për banim, që do  të  përmbushë  detyrimet  dhe  do  të plotësojë kushtet e parashikuara    në këtë marrëveshje dhe për aq kohë sa kjo marrëveshje do të jetë në fuqi, pasuria, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë.

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta

Në vendim thuhet se  pala  e  parë  deklaron  dhe  siguron  se  ka autoritetin   dhe   miratimet   e   duhura   për   të nënshkruar, zbatuar dhe përmbushur dispozitat e kësaj marrëveshjeje;

Po ashtu, më tej theksohet se pala e dytë pranon kushtet në këtë marrëveshje  dhe  është  plotësisht dakord  që,  në momentin e duhur dhe pas   plotësimit   të kushteve të vendosura sipas legjislacionit në fuqi, të    nënshkruajë    kontratën    përfundimtare të kalimit  të  pronësisë  së  pasurisë,  objekt  i  kësaj marrëveshjeje, ndërsa i kujton se nëse pala  e  dytë  nuk  plotëson  të  gjitha kushtet  e  vendosura  në  legjislacionin  në  fuqi, atëherë  kjo  marrëveshje  nuk  do  të  ketë  fuqi ligjore  dhe  pala  e  parë zhvishet  nga  të  gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

Rindërtimi/ Qeveria u heq të drejtën familjeve përfituese ta

Pra, një qytetar që hyn sërish në banesën e tij pas fatkeqësisë së 26 nëntorit, nuk ka të drejtë që pronën e tij ta shesë apo ta dhurojë për çfarëdo lloj rrethane që mund ta detyrojë atë drejt këtij vendimi.

Të fundit