Flash News

E-TJERA

Ronaldo thyen një tjetër rekord në Euro 2024

Ronaldo thyen një tjetër rekord në Euro 2024

Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord historik në Euro 2024 teksa me asistimin e bërë në golin e tretë të Portugalisë ndaj Turqisë është bërë lojtari me më së shumti asistime që kur ka nisur kjo garë (1968).

Të martën, Ronaldo ishte bërë lojtari i parë që paraqitet në gjashtë edicione të Kampionatit Evropian, teksa e kishte nisur nga minuta e parë ndaj Republikës Çeke.

39-vjeçari i cili ka bërë debutimin e tij në Euro 2004 aty ku Portugalia arriti finalen, ka tashmë më së shumti gola (14) në histori të Euro-s, ndërsa kujtojmë se kishte ndihmuar portugezët që ta fitojnë atë në vitin 2016.

Ronaldo së bashku me Patrik Schick të Çekisë ishin golashënuesit më të mirë në Euro 202 me nga pesë gola të shënuar.

 

Të fundit