Flash News

E-TJERA

Sa doza kanë mbërritur në total/ Numri i mjekëve, të moshuarve, mësuesve dhe policëve që janë vaksinuar

Sa doza kanë mbërritur në total/ Numri i mjekëve, të
Foto ilustruese

Një ditë më parë në vendin tonë mbërriti një tjetër sasi vaksinash, 7020 doza nga Pfizer. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë kanë ardhur në total 396,560 vaksina anti-Covid, nga të cilat janë kryer 267,541 vaksina.

Procesi i imunizimit në Shqipëri ka nisur prej tre muajsh, si fillim me bluzat e bardha, për të cilat ka përfunduar vaksinimi. Më pas prioritet ishin të moshuarit, fasha e së cilave është ulur në mbi 65-vjeç për vaksinimin masiv dhe mbi 60-vjeç për të sëmurët kronikë.

Gjithashtu procesit të imunizimit i janë nështruar mësuesit dhe uniformat blu. Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar 36 mijë e 836 punonjës shëndetësor, mbi 26 mijë arsimtarë, 10 mijë e 500 punonjës policie dhe rreth 185 mijë të moshuar. Shqipëria ka marrë vaksina nga Pfizer, Astrazeneca dhe kineze.

Të fundit